Shtyhet gjyqi i "puçistëve" të dyshuar në Mal të Zi

Podgoricë - foto arkivi

Gjyqi i të akuzuarve për përpjekje për terrorizëm në Mal të Zi, më 16 tetor të vitit të kaluar, është shtyrë për vitin e ardhshëm, për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës në seancën e së martës.

Gjyqtarja Suzana Mugosha tha se avokatët kanë qenë të informuar me kohë për terminet e reja të gjykimit.

Gjykata e Lartë në Podgoricë tha se seanca do të vazhdojë më 10 dhe 11 janar.

Katërmbëdhjetë të akuzuarit përfshijnë dy rusë, dy udhëheqës të opozitës pro-ruse malazeze, tre shtetas të tjerë malazezë dhe nëntë serbë.

Zyrtarët dyshojnë se ata kanë bërë komplot për të marrë kontrollin e parlamentit gjatë zgjedhjeve parlamentare në tetor të 2016-ës, për të vrarë pastaj kryeministrin e atëhershëm malazez, Millo Gjukanoviq, dhe për të instaluar një udhëheqje pro-ruse, e cila do të parandalonte anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.