Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar në favor të draft rezolutës për të kundërshtuar vendimin e Uashingtonit, me të cilin e njeh Izraelin kryeqytet të Jerusalemit.
Gjatë votimit të ditës së sotme kjo mbledhje emergjente është parë si vërejtje e ashpër kundër presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka paralajmëruar se mund të ndalojë ndihmat finnciare për vendet që mund të votojnë kundër vendimit të SHBA-së.
Vendet kanë votuar me 128 vota për dhe nëntë kundër.
Australia, Kanada, Meksika dhe Filipinet ishin në mesin e 35 vendeve që kanë abstenuar.
Përveç Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, kundër rezolutës kanë votuar: Guatemala, Hondurali, Ishujt Marshall, Nauru, Palau dhe Togo.
Aleatët kyç të SHBA-së, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Japonia kanë votuar për rezolutën.
Edhe Rusia ka votuar në të mirë të rezolutës.
Rezoluta i ka bërë thirrje asamblesë të deklarojë vendimin e SHBA-së për Jerusalemin si “të pavlefshëm”.
Udhëheqësi i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, e ka cilësuar votimin si “fitore për Palestinën”.
Mirëpo Izraeli e ka hedhur poshtë këtë vendim dhe ka falënderuar presidentin Trump për qëndrimin e “palëkundur”.
“Izraeli e kundërshton vendimin e OKB-së dhe në të njëjtën kohë është i kënaqur që një numër i madh i vendeve nuk kanë votuar në favor të saj”, ka thënë përmes një deklarate zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Trump ka thënë se Uashingtoni ka mundësi të ndalojë financimet për disa vende.
“Jemi duke i shikuar këto vota”, ka thënë presidenti.
“Le të votojnë kundër nesh, do të kursejmë shumë. Nuk na intereson”, ka shtuar ai.
Presidenti turk, Recepe Tayyip Ergogan, u ka bërë thirrje vendeve të mos lëkunden nga kërcënimet e Trumpit duke shpresuar që ky të ketë qenë “mësim i mirë” për SHBA-në.
Trumpa ka njoftuar më 6 dhjetor se e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe planifikon ta bart ambasadën amerikane nga Tel Avivi në këtë vend.
Ky hap i Trumpit është përcjellë me kundërshtime dhe protesta në botën myslimane.