Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, do të prezantojë ato që ajo i ka cilësuar si “të dhëna të pakontestueshme”, se Irani nuk po u përmbahet obligimeve ndërkombëtare.
Misioni i SHBA-së në Kombet e Bashkuara ka thënë, se Haley do t’i prezantojë këto të dhëna më 14 dhjetor.
Ajo do të diskutojë për “aktivitetet e vazhdueshme destabilizuese të Iranit në Lindje të Mesme dhe vendet e tjera të botës”.
Arabia Saudite dhe SHBA-ja e kanë akuzuar Iranin për furnizim me armë të rebelëve huthi në Jemen, të cilët nisën raketa drejt Arabisë Saudite në korrik dhe nëntor.
Haley i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të ketë qëndrim më të ashpër ndaj asaj, që ajo e ka beson se është marrëveshje ilegale për armë në mes të Iranit dhe aleatëve të tij, Jemenit, Libanit dhe Sirisë.
“Ambasadorja Haley do të ofrojë të dhëna të pakontestueshme, të cilat tregojnë se Irani nuk po u përmbahet obligimeve ndërkomëbtare ndonese ka tentuar t’i fshehë ato”, ka thënë ky mision.
Njoftimi për deklarat e Haley-it vijnë në mesin e raportimeve se është duke u zhvilluar një hetim i OKB-së mbi atë nëse Irani ka furnizuar me raketa rebelët huthi, të cilat i kanë nisur drejt Arabisë Saudite.