Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, ka thënë se ai nuk do ta njohë procesin zgjedhor për president në Rusi, në rast se zyrtarët për zgjedhje vazhdojnë të refuzojnë regjistrimin e tij si kandidat për president.
Duke folur në qytetin Kaliningrad, Navalny u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që ta përkrahin nominimin e tij për kandidat.
Navalny, një armik i presidentit rus, Vladimir Putin, është duke zhvilluar fushatën për zgjedhjet e 18 marsit, pavarësisht deklaratave të përsëritura nga Komisioni Qendror Zgjedhor, se ai nuk mund të kandidojë për shkak të një dënimi për krime financiare.
Navalny beson se ai rast ishte i motivuar politikisht.
Putin ka njoftuar më 6 dhjetor, se ai do të garojë edhe për një tjetër mandat gjashtëvjeçar.
Ai ka gjasa të mëdha që të rizgjedhet president i Rusisë.