Ministrat arabë e cilësojnë "të paligjshëm" vendimin e Trumpit për Jerusalemin

Pamje të këtij viti gjatë mbajtjes së mbledhjeve nga ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe në Egjipt

Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe gjatë një takimi në Egjipt, e kanë dënuar vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për njohjen e Izraelit si kryeqytet të Jerusalemit.

Në një deklaratë të lëshuar sot, ministrat arabë e kanë cilësuar vendimin, “të paligjshëm” dhe u kanë bërë thirrje liderëve të vendeve të tyre, që me urgjencë të mbajnë një takim për të diskutuar për çështjen e Jerusalemit.

Ata kanë propozuar që mbledhja të mbahet në Jordani.

Trump ka njoftuar më 6 dhjetor se Shtetet e Bashkuara e njohin zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe ka premtuar se Ambasadën Amerikane do ta bart nga Tel Avivi në Jerusalem.

Trump ka thënë se vendimi vetëm e ka reflektuar realitetin dhe se kjo gjë nuk do të ndikojë në pozitën që ka SHBA-ja si ndërmjetësues në konflitin izraelito-palestinez.