Revista Time e ka shpallur person të vitit lëvizjen kundër keqtrajtimit, e njohur me shenjën #MeToo, si Person të Vitit 2017.
Kjo lëvizje, e njohur edhe si “shkelësit e heshtjes” ka zbuluar raste të keqtrajtimit seksual dhe sulmeve seksuale në disa industri.
Edward Felsenthal, kryeredaktor i revistës Time, i tha sot rrjetit NBC se “shkelësit e heshtjes” e kanë krijuar “ndryshimin sociale që ka lëvizur me shpejtësi të madhe” që ne nuk e kemi parë për disa dekada.
“Filloi me aktet individuale të guximit nga qindra femra dhe disa meshkuj, po ashtu, të cilët lëvizën për t’i treguar ngjarjet e tyre”, tha Felsenthal.
“Shkelësit e heshtjes” përbëhet nga shumë njerëz, kryesisht femra, në mesin e të cilave janë edhe akuzueset e para të producentit të njohur të Hollivudit, Harvey Weinstein. Aty gjenden edhe shumë të tjera që tregimet e keqtrajtimeve ndaj tyre i kanë postuar në rrjetet sociale, duke e përdorë shenjën karakteristike #MeToo dhe përkthimin në gjuhët e tjera.
Femrat nga lëvizja #MeToo kanë nxitur debat kombëtar për keqtrajtimin seksual në Shtetet e Bashkara.