Hagë: I akuzuari për krime lufte pi helm gjatë seancës
Your browser doesn’t support HTML5
Gjykata e Hagës ka pezulluar një seancë dëgjimore për krime lufte pasi i akuzuari ka pirë, siç ka thënë ai, helm.Slobodan Praljak, ish-komandant i forcave kroate të Bosnjës gjatë luftës së viteve 1992-95, ka marrë pijen dhe ka bërtitur "nuk jam kriminel", vetëm pak kohë pasi Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi ka konfirmuar dënimin e tij me 20 vjet burgim. Parljak pas kësaj është dërguar në spital dhe një zëdhënës i Gjykatës së Hagës ka thënë se ai është gjallë dhe është duke marrë tretman mjekësor. Ndërkaq, TV Kroat raporton se Parljak ka vdekur (Video: Retuers)