PDK-ja reagon ndaj vendimit të Gjykatës Supreme

PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme, duke e quajtur të padrejtë vendimin e kësaj gjykate, e cila, të premten, e ka pranuar si të bazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për mos-rinumërim të votave për kryetarë në Komunën e Prizrenit.

Blerand Stavileci , zëdhënës i PDK-së, në një konferencë për medie ka hedhur akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për kërcënime dhe presione ndaj organeve të drejtësisë në vend..

“Gjykata Supreme mbase edhe e ndikuar nga presioni publik që kjo parti klanesh terroriste ka bërë mbi anëtarët e saj, anuloi rinumërimin e votave”, ka thënë Stavileci.

PDK ka paralajmëruar se do ti shtjerrë “të gjitha mundësitë ligjore dhe kushtetuese për ta vërtetuar vullnetin e mirëfilltë të qytetarëve”.