Rusia mund të zvogëloj numrin e trupave ushtarake në Siri

Ilustrim-- Foto nga arkivi

Numri i trupave ushtarake të Rusisë në Siri mund të zvogëlohet, tha shefi i forcave të armatosura, Valery Gerasimov.

Mbështetja ushtarake ruse për presidentin sirian, Bashar al-Assad, sidomos me sulme ajrore, ka pasur ndikim të madh në mposhtjen e Shtetit Islamik dhe forcave siriane të opozitës.

“Tani zoti do të vendos se dsi do të reduktohet numri i forcave ushtarake, por ndoshta do të ndodhë”, ka thënë Valery Gerasimov për gazetarët, në një takim me presidentin rus, Vladimir Putin.

Gerasimov refuzoi për të dhënë më shumë informata për datat apo numrin e zvogëlimit të mundshëm të trupave në Siri.