Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” kanë shprehur habinë me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për rinumërimin e votave të Prishtinë dhe Prizren.
Në një komunikatë për media, thuhet se “ Demokracia në Veprim” gjatë vëzhgimit të procesit të votimit dhe numërimit në ditën e zgjedhjeve për raundin e dytë për kryetarë të komunave, nuk ka evidentuar parregullsi serioze apo mospërfillje të procedurave zgjedhore të cilat mund të dëmtonin procesin apo të devijonin votën e qytetarëve.
Meqenëse, kishte një proces të rregullt zgjedhor, thuhet në komunikatë “jemi të habitur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të urdhëruar rinumërim të tërësishëm në Komunën e Prishtinës dhe Prizrenit, si dhe rinumërim të pjesshëm në komunën e Dragashit dhe Rahovecit”, thuhet në komunikatën e koalicionit të organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”.