Kryeministri libanez, Saad Hariri ka arritur në Francë nga Arabia Saudite, për të biseduar me presidentin francez, Emmanuel Macron, në mes të krizës politike në Liban.
Hariri i ka thënë presidentit libanez, Michel Anoun, përmes një telefonate se ai do të rikthehet në Liban, në ditën e pavarësisë.
Ndërsa Macron, ka thënë se e mirëpret Haririn në Paris, si kryeministër të Libanit dhe pret që ai të kthehet në Beirut në “ditët apo javët në vazhdim”.
Ditë më parë, Hariri kishte thënë dorëheqje, duke e lënë Libanin në krizë të rëndë politike.
Macron po shërben si ndërmjetësues në rajon, në konfliktin në Liban, në mes të kampeve mbëshetura nga Irani dhe Arabia Saudite.