Protestë në Prishtinë kundër dënimeve ndaj grupit ‘Kumanova’

Protesta në Prishtinë

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në Prishtinë për të protestuar në lidhje me vendimin e Gjykatës në Shkup, pas dënimit të të akuzuarve në rastin ‘Kumanova’ . Fillimisht ata janë mbledhur në Sheshin “Zahir Pajaziti” në qendër të Prishtinës dhe më pas kanë vazhduar protestën para Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë. Ata kanë kërkuar drejtësi për të dënuarit, duke mos u pajtuar me vendimin e Gjykatës në Shkup.

Your browser doesn’t support HTML5

Prishtinë: Protestë për rastin e Kumanovës

Grupi i protestuesve ka qëndruar edhe para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku u është drejtuar me disa fjalë edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar hetim ndërkombëtar për këtë rast, duke vënë kështu dyshime në vendimin e drejtësisë maqedonase.

Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona. Prej tyre, gjykata ka dënuar 7 persona me burg të përjetshëm. Nga ky grup, 19 persona janë nga Kosova.