Raporti i ri i Bankës Botërore, “Të Bërit Biznes 2018”, konfirmon progres në përmirësimin e mjedisit afarist në Kosovë, duke rritur renditjen në vendin e 40-të në botë, nga gjithsej 190 shtete, sa kanë qenë të përfshira në këtë raport.
Sipas raportit, Kosova ka vazhduar përmirësimin e mjedisit afarist përmes rritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit të reformave ndërmjet institucioneve relevante të Kosovës.
Kosova ka shënuar progres në disa indikatorë, në veçanti është bërë progres i konsiderueshëm në indikatorët: si fillimi i një biznesi dhe marrja e kredive.
Që nga viti 2012, Kosova është ngritur për 86 vende në raportin e të bërit biznes, duke shënuar përmirësim në të gjithë indikatorët dhe në veçanti në indikatorin për fillimin e një biznesi, ku është shënuar përmirësim me 160 vende dhe aktualisht renditet në vendin e 10-të në botë.