Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në pajtim me Ligjin, përmes procedurës së votimit ka zgjedhur dhe emëruar kryetarin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës.
Në garë për kryetarë ishin dy kandidatë, Nikolla Kabashiq dhe Tomisllav Petroviq. Me shumicë votash, Këshilli zgjodhi, Nikolla Kabashiq për kryetar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
Gjyqësori në veri të Kosovës ka filluar procesin e integrimit në kuadër të sistemit juridik-kushtetues të Kosovës, pas funksionimit në kuadër të sistemit paralel që nga viti 1999.
Integrimi i gjyqësorit në veri, është pjesë e marrëveshjes së arritur në Bruksel, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.