Gjykata Evropiane: Rusia e ka shkelur të drejtën e lirisë së shprehjes

Pamje nga një seancë e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg të Francës

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) e ka urdhëruar Rusinë që të paguaj kompensim për një aktivist të të drejtave të njeriut, pasi mori vendim se dënimi i tij për krim të urrejtjes i ka shkelur të drejtat e tij për liri të të shprehurit.

Kjo gjykatë me seli në Strasburg të Spanjës ka vendosur dje në favor të personit, Stanislav Dmitriyevsky, që është aktivist për të drejtat e njeriut në qytetin rus, Nizhny Novgorod.

Dmitriyevsky ishte dënuar në gjykatë pasi kishte publikuar atikuj që përmbanin deklarata të liderëve separatistë çeçenë, Aslan Maskhadov dhe Akhmed Zakayev, në gazetën e tij, Pravo-Zashchita (Mbrojtja e të Drejtave) në vitin 2004.

Autoritetet lokale e kishin akuzuar atë për ekstremizëm dhe në vitin 2006 ishte dënuar për nxitje të urrejtjes “të ndërlidhur me dhunë” me dy vjet burg me kusht.

Në vendimin e saj, gjykata në Strasburg tha se “pikëpamjet e paraqitura në artikuj nuk mund të lexohen si nxitje e dhunës e as nuk mund të interpretohen si urrejtje apo jotolerancë që shkakton çfarëdo dhune”.

Gjykata evropiane e ka urdhëruar Rusinë që të paguaj kompensim prej 16 mijë dollarëve amerikanë.