Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të pritet së shpejti në Shtëpinë e Bardhë nga nënpresidenti amerikan, Michael Pence, njoftuan zyrtarët në Prishtinë, transmeton Zëri i Amerikës.
Thaçi do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes amerikane për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, zhvillimin e saj ekonomik dhe integrimin e saj në institucionet euroatlantike. Ai do të kërkojë edhe përfshirjen e SHBA-së në fazën e fundit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, tha zyra e tij.
Para vizitës në SHBA, presidenti i Kosovës do të pritet sot në Vatikan nga Papa Françesku.