I dërguari i Rusisë në OKB, ka thënë se Rusia do t’i bëjë thirrje Shteteve të Bashkuara, që t’i përmahet marrëveshjes bërthamore me Iranin, në një takim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet javën e ardhshme.
“Ky nuk është vetëm mesazhi i ynë, por i të gjithë pjesëmarrësve dhe atyre që janë jashtë marrëveshjes, e që po përpiqen të përçojnë këtë mesazh”, tha për gazetarët, ambasadori Vasily Nebezya.
Administrata e presidentit, Donald Trump, është duke e shqyrtuar marrëveshjen, për të përcaktuar nëse do të vazhdojë që ta respektojë atë.
Deri më tani, administrata i është përmbajtur marrëveshjes, pavarësisht kritikave të shpeshta të adresuara ndaj Trump-it dhe përfaqësuesve të tij.
“Marrëveshja e Iranit ëshë një nga marrëveshjet më të kqija që kam parë ndonjëherë” ka thënë Trump para gazetarëve në aeroportin, Air Force One, më 14 shtator.
“Është marrëveshje që nuk është dashur të bëhej” ka thënë Trump
Me 20 shtator, pritet të mbahet takimi i vendeve anëtarëve të marrëveshjes bërthamore, të përbërë nga Irani, SHBA-të, Kina, Franca, Gjermania dhe Britania.