President i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
“Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë. Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion”, thuhet në njoftimin e presidentit Thaçi.