Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbrëmë vonë unanimisht e ka dënuar lansimin “shokues” të raketës balistike të Koresë Veriore, duke u bërë thirrje të gjitha shteteve që t’i forcojnë sanksionet kundër regjimit të Phenianit.
Rezoluta e miratuar, e cila është mbështetur nga Rusia dhe Kina, po ashtu kërkon “zgjidhje paqësore, diplomatike dhe politike” dhe nuk kërcënohet me sanksione të reja kundër Koresë Veriore.
Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, sot ka shprehur përkushtim për lansim të më tepër raketave balistike në Paqësor.
Agjnecia shtetërore e lajmeve e Koresë Veriore ka raportuar se Kim konsideron se lansimi i raketës ishte “prelud domethënës” për arritje deri në Guam, që është ishull amerikan në Paqësor, ku gjendet edhe një bazë ushtarake.