Vdes ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka vdekur në një prej spitaleve të Turqisë. Ai ndodhej në gjendje kome prej muajsh, pas një sulmi në tru.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Lulzim Uka, zyrtar për informim në Ministrinë e Shëndetësisë.

Rexhepi ishte trajtuar fillimisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe i është nënshtruar një operacioni, mirëpo për shkak të gjendjes së papërmirësueshme, ai ishte transferuar më pas në Turqi, ku edhe ka ndërruar jetë.