Shkurtimi i buxhetit për shëndetësi, rrezikon luftimin e AIDS-it

Ilustrim

Propozimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për shkurtim të buxhetit rreth projekteve globale për shëndetësi, do të rrezikojë përpjekjet për luftimin e AIDS-it, kanë vlerësuar ekspertë dhe aktivisitë para fillimit të një konference për virusin HIV, që do mbahet në Paris.

“Ne do të shohim humbjen e jetërave pa nevojë”, ka thënë presidentja e shoqatës ndërkombëtare për AIDS, Linda-Gail Bekker.

Bekker i ka cituar disa të dhëna nga organizata “Fonadacioni Familja Kaiser”, të cilat tregojnë, se nëse propozimet e presidentit Trump miratohen nga Kongresi, atëherë rreth 830,000 njerëz, shumica në Afrikë, nuk do të kenë qasje në trajtim kundër AIDS-it.

Shkurtimi i buxhetit amerikan, mund të dërgojë në 200,000 raste të reja me sëmundjen e SIDA-s, tregojnë të dhënat e kësaj organizate.

Tradicionalisht, SHBA, ka kontribuar në luftimin global të virusit HIV-it, duke siguruar rreth dy të tretat e fondeve të përgjithshme ndërkombëtare.

Në vitin 2016, ky vend i ka ndarë 4.9 miliardë dollarë për projekte ndërkombetarë për këtë virus.

Nga viti 1980, rreth 76.1 persona janë infektuar me virusin HIV, që shkakton AIDS-in.

Konsiderohet se 35 milionë prej tyre kanë vdekur.