Arrestime për vrasje dhe tentim-vrasje të zyrtarëve të UNMIK-ut

Ilustrim

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe ata të EULEX-it kanë arrestuar të mërkurën katër persona, nën dyshimet se janë të përfshirë në vrasjen e dy zyrtarëve të UNMIK-ut dhe tentim-vrasjen e dy të tjerëve në vitin 2004.

Me urdhër të gjykatësit janë arrestuar dy persona, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar nga policia për shkak të posedimit të paligjshëm të armëve, bëri të ditur Prokuroria e Kosovës.

Në njoftim u tha se gjatë ditës, autoriteteve kosovare do t’iu dorëzohet edhe një person nga një shtet tjetër, por nuk u bë i ditur identiteti i tij dhe as vendi nga ku do të ekstradohet.

Në aksionin e sotëm kanë marrë pjesë 35 policë të EULEX-it dhe 100 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Aksioni është zhvilluar në disa lokacione.