Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka nominuar për kryeministre të Serbisë, Ana Brnabiq, pjesëtare të komunitetit LGBT.
Brnabiq po ashtu do të jetë gruaja e parë kryeministre në Serbi.
"Vendosa të propozoj Ana Brnabiq si kryeministre në parlamentin e Serbisë," u ka thënë gazetarëve presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Zgjedhja e Brnabiq duhet të kalojë për miratim zyrtar javën e ardhshme në parlamentin e Serbisë.
Vuçiq e quajti këtë vendim si " vështirë të arritur por në interes të Serbisë dhe qytetarëve të saj".
Brnabiq është aktualisht ministre e Administratës publike dhe Pushtetit lokal në Serbi.
Emërimi i saj në postin e ministres vitin e kaluar u përshëndet nga grupet e të drejtave të njeriut dhe u konsiderua si historike për Serbinë, pasi sipas tyre komuniteti LGBT, është përballur shpesh me diskriminim, ngacmim dhe dhunë në këtë vend.