Kullat, shënjestra të luftës që mbijetuan

Your browser doesn’t support HTML5

Në komunën e Deçanit, deri në vitin 1999 kanë ekzistuar 263 kulla. Gjatë luftës në Kosovë, të gjitha kullat, kanë qenë cak i sulmeve nga forcat serbe. Arkitekti, Shkëlzen Shehu, zyrtar në Drejtorinë për urbanizëm në Komunën e Deçanit, thotë për Radion Evropa e Lirë se në këtë komunë kanë shpëtuar vetëm 4 kulla me dëmtime të vogla. Rreth 70 kulla janë shkatërruar tërësisht. Të tjerat, siç thotë Shehu, janë dëmtuar në masë të madhe ose pjesërisht.