Protestë në Mitrovicën veriore kundër lirimit të Haradinajt

Your browser doesn’t support HTML5

Në kohën kur gjykata në Francë ka liruar Ramush Haradinaj, dhe kur ai arrit në Prishtinë, qytetarët e komunitetit serb në veri të Mitrovicës, kanë protestuar për shkak të vendimit për të mos e ekstraduar në Serbi, sipas kërkesës së autoriteteve në Beograd. Me brohoritjet “Serbia Rusia”, “UÇK terroriste”, “Haradinaj kriminel”, qytetarët serbë kanë organizuar një marsh protestues.