Qeveria e Kosovës, tre vjet pas miratimit të legjislacionit të nevojshëm, ka formuar Komisionin për verifikimin dhe njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Me funksionalizimin e këtij komisioni do të nisë edhe procesi i aplikimit për njohjen e statusit të këtyre viktimave dhe më pas edhe kompensimi.
Në këtë mënyrë, 17 vjet pas luftës, institucionet shtetërore do t’i japin mbështetje edhe kësaj kategorie të luftës.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha në mbledhjen e qeverisë së bëhet fjalë për një çështje shumë të ndjeshme, por të rëndësishme për vendin, e sidomos për personat e prekur.
Ligji i miratuar siguron përfitime të veçanta dhe pensione në vlerë prej 300 eurosh.
Besohet se rreth 20,000 persona i kanë mbijetuar dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.