Shkup: Deputetët përgjaken nga protestuesit

Your browser doesn’t support HTML5

Protestuesit janë vendosur në sallën e parlamentit ku po qëndrojnë dhe deputetët e VMRO DPMNE-së. Ata kanë ushtruar dhunë ndaj liderit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili është përgjakur, ndaj liderit të Lëvizjes për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare Zijadin Sela si dhe disa deputetë të tjerë. Sulmuesit me fytyra të mbuluara kanë sulmuar dhe gazetarët të cilët kanë ndjekur nga afër situatën në Parlamentin e Maqedonisë.