Kuvendi i Shqipërisë sot ka dështuar për të tretën herë me radhë për ta zgjedhur presidentin e ri, pasi asnjë kandidat nuk është propozuar.
Koalicioni qeverisë i krahut të majtë nuk e ka paraqituir asnjë kandidat, duke thënë se dëshiron ta përfshijë koalicionin e qendrës së djathtë në arritjen e një konsenzusi të gjërë. Kjo gjë ka ndodhur tashmë dy herë javën e kaluar, raporton AP nga Tirana.
Por, Partia Socialiste, që e udhëheq koalicionin qeveritar, tha se kuvendi nuk do të presë shumë gjatë për ta zgjedhur presidentin e ri, pasi opozita po refuzon të jetë pjesëmarrëse në çfarëdo dialogu.
Partneri më i vogël në koalicionin qeverisës, Lëvizja Socialiste për Integrim, është përpjekur për ndërmjetësim, por pa ndonjë progres.
Prej muajit shkurt, opozita i ka bojkotuar seancat e Kuvendit të Shqipërisë, meqë kërkon dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama, para zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, duke pretenduar se qeveria do të kryej manipulim në votime.
Një vizitë aktuale e një delegacioni të Parlamentit Evropian dështoi për ta bindur opozitën për ndryshimin e qëndrimit të vet.
Opozita, po ashtu dje, ka refuzuar të marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët të partive politike parlamentare.