Gjykata Supreme e Rusisë ka thënë se Dëshmitarët e Jehovait, duhet të konsiderohen organizatë ekstremiste, një vendim që do të ndalojë në mënyrë efektive këtë organizatë në Rusi.
Vendimi, i lëshuar sot, pas ankesës ë Ministrisë së Drejtësisë, shënon rastin e parë që një organizatë e regjistruar fetare, të ndalohet me ligj në Rusi.
Dëshmitarët e Jehovait kanë 170,000 ndjekës në Rusi.