Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim për persekutimin e raportuar të homoseksualëve në Çeçeni dhe u bënë thirrje zyrtarëve në rajonin rus që të bëjnë hetime.
“Vazhdojmë të jemi të shqetësuar me raportet për rrëmbim, torturë dhe vrasje të njerëzve në Çeçeni, duke u bazuar në orientimin e tyre seksual”, tha ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley.
“Nëse është e vërtetë, kjo shkelje e të drejtave të njeriut nk mund të injorohet”, tha Haley.
“Autoritetet çeçene duhet t’i hetojnë menjëherë këto akuza, t’i mbajnë përgjegjës të gjithë të përfshirët dhe të ndërmarrin hapa për të parandaluar abuzimet e ardhshme”, shtoi ajo.
Deklarata e Haleyt vjen pasi ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden, më 7 prill, i bëri thirrje Shtëpisë së Bardhë që të nxisë Kremlinin të ndërhyjë dhe të ndalojë abuzimet e raportuara,
Autoritetet çeçene i kanë hedhur poshtë raportet, duke thënë se nuk ka homoseksualë në republikën e tyre.