Kafeteria e shpresës!

Your browser doesn’t support HTML5

Një kafeteri e hapur në Prishtinë, ka të punësuar dhjetë persona të prekur nga sindroma Down. Shoqata që përkujdeset për këtë kategori të shoqërisë, thotë se do të punësojë një numër edhe më të madh të personave. Kafeteria X21, thonë në Shoqatën Down Syndrome Kosova, synon t’i përgatisë ata për punë dhe jetë, ndërkaq qytetarët e vendit t’i vetëdijësojë për t’u dalë në ndihmë këtyre njerëzve. Në Kosovë janë rreth 900 persona të prekur me sindromën Down.