Ferizaj - të rinjtë e punësuar në biznese familjare
Your browser doesn’t support HTML5
Qyteti i Ferizajt është shndërruar në qendër të rëndësishme ekonomike. Ekonomia private paraqet bartësen kryesore të zhvillimit ekonomik. Shumë nga të rinjtë e këtij qyteti punojnë dhe thonë se financiarisht janë të pavarur nga familja. Por, ka edhe të rinj, të cilët ankohen se nuk arrijnë të gjejnë punë. Në komunën e Ferizajt, sipas të dhënave zyrtare janë të regjistruara rreth 4 mijë biznese, ndërsa numri i të punësuarve në ekonominë private është mbi 7 mijë.