Vuçiq: Vendimi i Prishtinës për pronat, i pavlefshëm

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Qeveria e tij ka marrë vendimin për anulimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës me të cilën gjithë pronën e paluajtshme të ish-RSFJ-së, ish-Federatës Jugosllave, Serbisë dhe të Krahinës Autonome të Kosovës e kalon në pronësi të saj.

Ai tha se ka vepruar njëjtë si edhe në rastin e kombinatit “Trepca”.

Vuçiq iu tha gazetarëve se që nga fillimi i bisedimeve në Bruksel ‘ka qenë e qartë se Prishtina do ta ndërmarrë një hap të tillë”.

Ai tha se përfaqësuesit e Prishtinës, gjithashtu, kanë refuzuar çdo herë të flasin për pronat në kuadër të dialogut.

“Prandaj ky hap i Prishtinës, që nuk është asgjë tjetër veç një rrëmbim i pronës së tjetër kujt, e konsiderojmë të pavlefshëm”, tha Vuçiq. (REL)