Në Spitalin e Pejës vdes një i burgosur i Dubravës

Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri B.Th.

I burgosuri, B. Th, sipas njoftimit, ka qëndruar në burgun e Dubravës që nga viti 2007, i dënuar me 12 vjet e 6 muaj për veprën penale “vrasje”.

Për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore, ai, nga 21 shkurti 2017, është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ndërroi jetë.

Për rastin në fjalë, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmuar se janë informuar sipas procedurës, të gjitha instancat përkatëse.