Edhe pas një shekulli, Faberge akoma të magjeps

Tradita nisi në vitin 1885 kur Cari Alexander III porositi Peter Carl Faberge të krijojë dhuratën e Pashkëve për gruan e tij. Argjentari krijoi këtë vezë të bardhë, e cila kur hapej shfaqej një sipërfaqe me ngjyrë ari dhe një pulë me rubin në sy. Gruaja e Carit ishte e kënaqur me dhuratën dhe Faberge shumë shpejt u emërua argjentari zyrtar i Carit.

Gjatë tri dekadave të ardhshme, Carl Faberge do të krijonte edhe 49 vezë për dy Carat e ardhshëm rusë. Në këtë fotografi shfaqet ‘Veza e Dimrit’, e cila është njëra prej krijimeve më të famshme, e gdhendur në gur kristali me platin dhe diamante dhe i ngjan acarit. Veza 14 centimetërshe në brendësi ka shportë me stoli dhe lule pranvere.

Peter Carl Faberge duke punuar. Mjeshtri i stolive nuk i ka krijuar vet vezët por ka shërbyer si një lloj Steve Jobs-i për Rusinë cariste, duke dhënë ide dhe duke i detyruar punëtorët e tij që të arrijë pothuajse të pamundurën.
 

'Veza Mozaik'. Në Rusi është traditë që gjatë Pashkëve të bësh dhuratë vezë të dekoruara, si një simbol i rilindjes dhe pjellshmërisë. Carët dhe argjendarët e tyre të zgjedhur e ngritën traditën e ortodoksëve në një art spektakolar. Por përderisa diamantët po shëndrrisnin në dhomat mbretërore, Rusia po rrëshqiste në trazirë.

Cari Nicholas II dhe familja e tij. Nicholas përshkruhet si një njeri familjar dhe historianët kanë thënë për të se ai ishte “baba i mirë dhe një Car i dobët”. Dhurimi i vezëve për gruan dhe nënën e tij për çdo festë të Pashkëve ishte një shpërqendrim nga hapat e gabuar që ndërmori gjatë sundimit të tij të keq.

Veza 'Rosebud', ishte veza e parë që Nicholas II i dhuroi bashkëshortes së tij Aleksandra. Shigjeta e kupidit u bë nga diamante të kuq, ndërkaq në brendësi ishte një gonxhe e trëndafilit që simbolizonte dashurinë që lulëzonte në mes të dy të porsamartuarve. Një vit pasi kjo vezë u prezantua, gjatë festimit të kurorëzimit të Nicholas-it, qindra persona, të cilët ishin pjesë e turmës. Pas këshillimit me të afërmit, Nicholas vendosi që të vazhdojë me festimet e kurorëzimit teksa rusët vajtonin për vdekjen e më të dashurve të tyre. Ky ishte gabimi i tij më fatal si Car.

Veza 7.7 centimetërshe e 'Trëndafilit në kafaz', u krijua në vitin 1907. Ajo u bë me ari, smalt, dhe diamante të vogla. Teksa Faberge mbikëqyri krijimin e kësaj veze, Rusia u rimëkëmb nga një luftë katastrofike me Japoninë dhe ngjarjet e njohura si “E diela e përgjakshme”, në të cilën dhjetëra protestues paqësorë u vranë para Pallatit të Dimrit të Carit.

 


 

Punëtoria e Faberge. Në kulmin e suksesit, Faberge punësoi 500 argjendarë, farkëtarë dhe praktikantë. Çdo vezë mbretërore merrte rreth një vit për tu krijuar, disa herë edhe më shumë. Më pas ajo i dorëzohej familjes mbretërore ruse nga vet Faberge.

Kërkesa e vetme e Carit për vezët ishte që ato të kishin pak “befasi”. Në rastin e vezës 'Gatchina', veza hapej dhe brenda kishte një replikë të rezidencës mbretërore të larë në arë. Ndërtesa 8 centimetërshe ishte krijuar deri në detaje. Aty shfaqej, gardhi, zhavorri i oborrit dhe flamuri që valëvitje mbi pallat. 

Veza 'Pemë' e krijuar në vitin 1911. Frutat e kësaj peme janë të bëra me diamant. Tre vjet pasi kjo vezë u prezantua, rusët u nisën në fushëbetejat e Luftës së Parë Botërore.
 

Lufta ishte shkatërruese për Rusinë, e cila u përball me një Gjermani shumë të industrializuar. Pasi pallatet mbretërore u shndërruan në spitale ku u vendosën të plagosurit, vajzat e Carit shërbyen si infermiere. Veza me Kryqin e Kuq e vitit 1915 përmban portretet e katër vajzave të Carit dhe një kushërire, të cilat janë të veshura me uniformat e Kryqit të Kuq.
 

Për familjen mbretërore dhe Faberge koha po kalonte. Veza ‘Karelian Birch’, ishte veza e fundit që Faberge do të krijonte. E përfunduar pak kohë pasi Cari u detyrua të abdikojë gjatë Revolucionit të Shkurtit të vitit 1917, faktuar e dërguar nga Faberge drejtuar Nicholas nuk ishte si “Cari i të gjithë rusëve” por si “ zoti Romanov, Nikolai Akesandrovich”. Familja mbretërore u mbajt peng nga bolshevikët teksa lufta civile shpërtheu në Rusi.

Në vitin 1918, Cari, gruaja e tij dhe pesë fëmijët e tyre së bashku me disa shërbëtor, ishin dërguar në këtë qilar ku u qëlluan dhe theren për vdekje nga trupat bolshevike.
 

Nga më shumë se 50 vezët që krijoi Faberge për familjen mbretërore ruse, 43 prej tyre i mbijetuan kaosit të revolucionit rus të vitit 1917. Veza e quajtur “Veza e tretë Perandorake”, që paraqitet në këtë fotografi e ekspozuar në Londër, është gjetur në vitin 2012, pasi një koleksionues zbuloi se ajo ishte në shitje “për skrap”. Veza vlerësohet se vlen rreth 33 milionë dollarë.

Veza e quajtur 'Zambakët e Luginës' e vitit 1898, ka fotografinë e Carit dhe dy vajzave të tij. Pas revolucionit të vitit 1917, Faberge u largua nga Rusia i maskuar si diplomat. Ai vdiq në ekzil në Zvicër në vitin 1920. Vezët për familjen mbretërore të krijuar nga ai, sot janë simbol i dekadencës, si dhe shije dhe elegancë e një epoke që nuk mund të shihet sërish.