Obama ia zvogëloi dënimin Chelsea Manning

Chelsea Manning i njohur edhe si Bradley Manning

Presidenti amerikan, Barack Obama, ia ka zvogëluar dënimin Chelsea Manning, që e vuan dënimin prej 35 vitesh burg për rrjedhje të domuneteve sekrete të Shteteve të Bashkuara, te faqja në Internet, WikiLeaks.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar mbrëmë se Manning, pas reduktimit të dënimit, do të lirohet më 17 maj të këtij viti.

Manning, një ushtar i burgosur transgjinor, dikur i njohur me emrin, Bradley Manning, ishte dënuar në gusht të vitit 2013 lidhur me akuza për spiunim dhe vepra të tjera, pasi kishte pranuar se dokumentet sekrete ia kishte dhënë WikiLeaksit.

Ky reduktim i dënimit të Manningut u bë në kuadër të vendimeve të tij të fundit si president, me ç’rast Obama i ka amnistuar 64 vetë dhe 209 të tjerëve ua ka zvogëluar dënimet.