Gjiganti i kontrolluar nga shteti në Rusi, Gazprom, tha se po dërgon vëllim rekord të gazit në Evropë për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta.
Njoftimi i sotëm i kësaj kompanie, e thekson shkallën në të cilën shumë vende evropiane mbeten tejet të varura nga furnizimi me gaz nga Rusia.
Gazpromi në kumtesë ka theksuar se dje ka dërguar vëllim rekord, pasi është shpenzuar afro një milion metra kub gaz.
Pjesa më e madhe e këtij gazi furnizohet nëpërmjet gazsjellësit Rrjedha Veriroe nën Detin Baltik.
Kompania shtetërore ruse, Gazprom, i furnizon shtetet anëtare të Bashkimit Evropian me një të tretën e gazit natyror.
Vendet e Bashkimit Evropian, e para se gjithash, Gjermania, synojnë ndryshim të furnizimeve me energji dhe largim nga Rusia, derisa tensionet politike po vazhdojnë.
Furnizimet ishin ndërprerë në mes të dimrit në vitin 2005, pastaj në vitin 2009, pas një mospajtimi të rëndë lidhur me çmimin e gazit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.
Ky mospajtim ka çuar në ndërtimin e gazsjellësit, Rrjedha Veriore, që nuk kalon nëpër Ukrainë dhe arrinë direkt në Gjermani.
Por, aneksimi i Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë ka çuar, po ashtu, në përkeqësim të raporteve, që kanë arritur pothuajse në nivelin më të ulët.
Nga moti i ftohtë në pjesën më të madhe të Evropës, prej 5 janarit, kanë humbur jetën së paku 20 vetë, gjysma e tyre në Poloni, disa në Itali e në vende të tjera.