Rusia, "kërcënim" i madh kibernetik për SHBA-të

ilustrim

Zyrtarë të lartë të inteligjencës në SHBA thonë se Rusia paraqet kërcënimin më të madh kibernetik për “ushtrinë, diplomacinë, afarizmin dhe infrastrukturën“ e SHBA-së.

Drejtori i Intelegjencës Kombëtare, James Clapper dhe zyrtarë të tjerë të intelegjencës së SHBA-së, në një dëshmi në Kongres, thanë se Kremlini ka ndërmarrë “masa më të ashpra kibernetike”, duke pasur për cak, organizatat qeveritare, politike dhe koorporatat.

Zyrtarët janë duke dëshmuar në një dëgjim në Komitetin e Forcave të Armatosura të Senatit, ku pritet të diskutohet për një kampanjë kibernetike ruse që kishte ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Intelegjenca amerikane beson se Rusia ka kryer sulm kibernetik kundër Demokratëve dhe kampanjës së kandidates demokrate për presidente të SHBA-së Hillary Clinton.

Qeveria ruse dhe presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, kanë kundërshtuar këtë konkludim, ndërkaq administrata Obama ka për të bërë publike detaje që sjellin në vërtetësinë se Moska qëndron prapa kësaj.