Kryeministri Mustafa shkarkon ministrin Lubomir Mariq

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marr sot vendim për shkarkimin e Lubomir Mariq nga detyra e Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe njëkohësisht emërimin në këtë detyrë të Mirjana Jetviq, e cila deri më tani ka qenë zëvendësministre e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Vendimi është konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media.

Këto vendime janë marrë me propozimin dhe në konsultim me përfaqësuesit e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, thuhet në komunikatë.