Festimet në Shkup
Your browser doesn’t support HTML5
Përkrahësit e partisë konservative në pushtet në Maqedoni, si dhe përkrahësit e rivalëve të tyre të majtë, kanë festuar nëpër rrugët e Shkupit gjatë mbrëmjes të së dielës, duke pretenduar fitoren. Por, pas numërimit të votave nga Komisioni Zgjedhor, në orët e hershme të 12 dhjetorit, doli se asnjëra palë nuk ka arritur një shumicë të pastër në Parlament. Rezultatet preliminare tregojnë se partia e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO DPMNE, ka arritur të sigurojë rreth 38 për qind të votave. Ndërsa, Lidhja Social Demokrate e Zoran Zaevit ka arritur të sigurojë rreth 37 për qind të votave. Siç duket, asnjëri grup nuk ka arritur ta fitojë kontrollin e 126 ulëseve në parlament. Fokusi pritet të jetë te partitë shqiptare, një apo më shumë prej të cilave mund të jenë partnere koalicioni për ndonjërën prej fraksioneve.