Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i ka kritikuar konkludimet e CIA-s se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje, duke thënë se kjo ishte përdorë nga demokratët “vetëm si një arsyetim tjetër” për disfatën e kandidates së tyre, Hillary Clinton.
Këo komente të zotit Trump të transmetuara sot, u bënë në momentin kur ndër liderët kongresionalë po shtohen zërat për hetime më të thella për gjërësinë e sulmeve kibernetike ruse dhe për qëllimet e tyre.
“Mendoj se është qesharake. Mendoj se është vetëm një arsyetim tjetër. Unë nuk besoj në këtë”, tha Trump në rrjetin televiziv, Fox News.
Më 9 dhjetor, presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar rishikim madhor të fushatës së sulmeve kibernetike, por tha se nuk është vetëm për shkak të Rusisë ose zgjedhjeve.
Trump për një kohë të gjatë ka thënë se keqbërëse mund të jetë Kina ose ndonjë haker i rastësishëm.