Putin mban sot fjalimin vjetor

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nisur fjalimin e tij vjetor në një sesion të përbashkët të parlamentit dhe qeverisë në Kremlin, dukë thënë se do të flasë për ekonominë, çështjët sociale dhe politikën e brendshme.

Putin tha se Rusia është e gatshme të tejkalojë vështirësitë dhe problemet me të cilat ballafaqohet, dukë thënë: "Ne jemi një popull, i bashkuar".

Ai i lavdëroi përmirësimet në shërbimet mjekësore në vend, por tha se "probleme në kujdesin shëndetësor mbeten".

Putin po ashtu tha se situata demografike e vendit vazhdon të përmirësohet dhe se popullsia ruse po rritet më shpejt se në shumë vende të Evropës.

Adresimi i Putinit është i mandatuar me Kushtetutën e Rusisë, e cila kërkon që presidenti të raportojë çdo vit për gjendjen aktuale në vend dhe prioritetet kyçe të politikës së brendshme dhe të jashtme.