Femrat pa hise në ndarjen e pasurisë

Your browser doesn’t support HTML5

Femrat në Kosovë, në shumicën e rasteve, nuk e gëzojnë të drejtën e trashëgimisë familjare, pasi pasuria e familjes ndahet në mënyrë të barabartë vetëm mes meshkujve të familjes. Vetëm rreth 3.8 për qind e femrave në Kosovë janë trashëgimtare të pasurisë familjare, ndërkohë që ato përbëjnë 50 për qind të popullsisë.