Në raportin më të ri të organizatës Transparency International thuhet se një prej tre njerëzve që jeton në rajonet prej Evropës e deri në Azinë Qendrore, konsideron se korrupsioni është në mesin e problemeve më të mëdha me të cilin ballafaqohen vendet e tyre.
Në studimin e publikuar sot, kjo organizatë thekson se brenda Bashkimit Evropian, 66% e banorëve të Spanjës e shohin korrupsionin si njërin prej problemeve të tyre më të madh. Kjo përqindje është më e vogla në Gjermani, ku vetëm 2% të të anketuarve e kosniderojnë korrupsionin problem madhor për vendin e tyre.
Prej vendeve të tjera evropiane, që shihen se e kanë shkallën më të lartë të korrupsionit, sipas raportit Barometri i Korrupsionit Global 2016, janë Moldavia, Kosova dhe Ukraina.
Në Kosovë, ende më pak se 50% e popullatës, po ashtu, e shohin korrupsionin në mesin e problemeve më akute me të cilin ballafaqohen vendi.
Në Ukrainë, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, e disa vende të tjera, më tepër se gjysma e të anketuarve thanë se përpfaqësuesit e tyre parlamentarë janë të korruptuar në nivel të lartë.