Protesta "Drejtësi për Astritin"

Your browser doesn’t support HTML5

Me moton, "Drejtësi për Astritin”, në Prishtinë u mbajt një protestë qytetare, e organizuar nga shoqëria civile, përmes së cilës po kërkohet sqarimi i rrethanave që çuan në vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit më 5 nëntor. Në këtë protestë morën pjesë edhe përfaqësues të Lëvizjes “Vetëvendosje”, familjarë të Astrit Deharit dhe përfaqësues të medieve, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës që të marrin përgjegjësi për vdekjen e Deharit.