Rritet siguria për ndeshjen Shqipëri-Izrael

Kombëtarja e Shqipërisë

Policia e Shqipërisë tha se ka ndërmarrë hapa ekstremë për të ofruar siguri në ndeshjen Shqipëri-Izrael, e cila do të zhvillohet të shtunën dhe është e vlefshme për kualifikimet për Botëror.

Stadiumi ku do të zhillohej është ndryshuar për “arsye të sigurisë” nga Shkodra në Elbasan.

Elbasan Arena ndodhet 55 kilometra në jug të Tiranës.

Ky vendim ka pasuar raportet e mediave se 15 terroristë të dyshuar, që janë arrestuar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, kanë planifikuar sulme gjatë ndeshjes.

Në deklaratën e Policisë së Shqipërisë, të lëshuar sot, thuhet se 2,000 policë do të kujdesen për sigurinë.