Debati i tretë presidencial në SHBA
Your browser doesn’t support HTML5
Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ai nuk do të zotohet për pranimin e rezultatit të zgjedhjeve të 8 nëntorit, duke theksuar se “do ta shoh kur të vjen koha”. Në debatin e fundit presidencial, të mbajtur më 19 tetor, rivalja e Trumpit, kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton, tha se qëndrimi i Trumpit “nuk përkon me mënyrën se si funksionon demokracia jonë”. [REUTERS]