Në Alepo të Sirisë ka hyrë në fuqi “pauza humanitare”, e shpallur nga Rusia, për t’i lejuar civilët dhe rebelët të largohen nga qyteti.
Pauza ka nisur formalisht në orën 8 të mëngjesit, sipas kohës lokale.
Ajo ka qenë e paraparë të zgjasë tetë orë, por Moska tha se e ka zgjatur edhe për tri orë të tjera.
Forcat qeveritare të Sirisë, të mbështetura nga Rusia, kanë nisur muajin e kaluar një ofensivë në zonat e kontrolluara nga rebelët në Alepo.
“Ajo çfarë po ndodh në Alepo, është krim lufte”, ka thënë presidenti i Francës, Francois Hollande, pas bisedimeve me liderët gjermanë dhe rusë në Berlin.
Rreth 2,700 njerëz janë vrarë prejse ka nisur ofensiva në Alepo.