BE: Pritet shtimi i presionit ndaj Rusisë dhe Sirisë

Jean-Marc Ayrault

Britania dhe Franca pritet ta shtojnë presionin për t’i dënuar fuqishëm Sirinë dhe Rusinë, në takimin e sotëm të minsitrave të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Luksemburg.

Ministrat do të “shqyrtojnë të gjitha opsionet e mundshme për të bërë presion më të madh në regjimin e Bashar al-Assadit dhe aleatëve të tij”, tha ministri i jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault.

Megjithatë, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, tha se BE-ja nuk po e shqyrton mundësinë e sanksioneve kundër Rusisë për aksionet e saj në Siri, por ka theksuar se ka mundësi që të zgjerohen masat kundër regjimit në Damask.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania, mbrëmë thanë se po e shqyrtojnë mundësinë e sanksioneve të reja për t’i bërë presion qeverisë së Sirisë dhe Rusisë, për t’i përfunduar bombardimet në qytetin Alepo në Siri.