Hospitalizohet ish-presidenti francez Jacques Chirac

 Jacques Chirac

Jacques Chirac

Ish-presidenti i Francës, Jacques Chirac është kthyer nga Moroku në Francë për tu shruar në spital, për shkak të një infeksioni akut në mushkri, i ka thënë AFP-së dhëndëri i tij.

Chirac, 83 vjeç “do të qëdrojë në spital edhe për disa ditë”, ka thënë Frederic Salat-Baroux.

Ish-kryeministri Alain Juppe, një bashkëpunëtor i ngushtë i Chirac, ka shkruar një status në Tëitter, duke i uruar ish-presidentit shërim sa më të shpejtë.

Chirac ka pasur probleme cereblovaskulare që prej aksidentit në shtator të vitit 2005, në kohën kur ishte president.

Ai u shtrua në spital dhjetorin e vitit të kaluar dhe zyrtarisht u tha se ai ka kryer kontrolle të përgjithshme.